ARBK-ja shfuqizon vendimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të ‘Klan Kosovës’

21 qershor 2023 | 15:46

Mediumi “Klan Kosova” ka raportuar të mërkurën se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit ndaj Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova Sh.P.K”.

Sipas raportimi, ky vendim është marrë pasi përfaqësuesit i “Klan Kosova” ka dorëzuar kërkesën për plotësimin e dokumentacionit.

“Me këtë rast, Drejtoria e ARBK-së zyrtarisht ka njoftuar se kështu „kanë ndryshuar rrethanat faktike“, të cilat kishin nxitur vendimin e javës së kaluar për pezullimin e certifikatës së biznesit të ‘Klan Kosovës’, duke dhënë vlerësimin e ri se ai vendim tash është shfuqizuar”, raporton “Klan Kosova”.

Më tutje, “Klan Kosova” ka bërë me dije se ka njoftuar edhe KPM-në për vendimin e ri të ARBK-së.

Po ashtu, “Klan Kosova” ka falënderuar institucionet e shtetit, ARBK-në dhe KPM-në, për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar në trajtimin e çështjes.

Kujtojmë se ditë më parë ARBK-ja kishte pezulluar certifikatën e “Klan Kosova”.

Ky vendim kishte nxitur reagime të jashtëzakonshme në mbrojtje të mediumit dhe në kundërshtim të qeverisë për tendencën për mbylljen e një mediumi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Me aksionin diversant në territorin e Kosovës,…