FSSHK-ja dënon çdo akt dhune ndaj mantelbardhëve

21 qershor 2023 | 16:06

“Pas dy incidenteve, respektivisht sulmeve ndaj profesionistëve shëndetësor brenda javës, njëri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren dhe i fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është informuar me gjendjen e punëtorëve shëndetësor të sulmuar fizikisht në vendin e tyre të punës.

FSSHK dënon çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantelbardhëve.

FSSHK kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë, si dhe ndaj tyre të shqiptohen masa në përputhje me legjislacionin penal, sepse sulmi ndaj mantelbardhëve është sulm ndaj shtetit, është i dënueshëm dhe i pa kompromis.

Mantelbardhët të gjithë pa dallim janë maksimalisht të përkushtuar dhe të përgatitur profesionalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme,të cilat janë edhe njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve qytetar të këtij vendi.

FSSHK kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK-ja dhe Komunat që sigurinë në vendin e punës për punëtorët shëndetësor ta trajtojnë me prioritet dhe jo vetëm me deklarime publike. Dhuna është e pa tolerueshme”, është thënë ndër tjera në reagimin e FSSHK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Tregtare Kosovaro Turke festoi 15 vjetorin e themelimit me…