Gjilani e mendon rikthimin e Mezanit

21 qershor 2023 | 16:30

Largimi i Zekirija Ramadanit nga Gjilani ka lënë një boshllëk në karrigen e shtabit teknik të skuadrës, megjithatë drejtuesit tashmë kanë nisur të mendojnë për një zgjedhje të shpejt.

Tash për tash skuadra i është besuar ndihmësit Alban Hyseni, megjithatë, Demokracia.com merr vesh se klubi është në bisedime me ish-trajnerin Gentian Mezani. Vlonjati e njeh shumë mirë ambientin gjilanas pasi edhe më herët ka punuar aty dhe rikthimi i tij do të ishte shumë më i lehtë.

Të kujtojmë se Gjilani është kualifikuar në garat e Ligës së Konferencës ku do të ballafaqohet me FC Progres Niederkorn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani serb, Aleksandër Jabllanoviq i është përgjigjur akuzave të kryeministrit…