Shqiprim Arifi nxjerr një foto të këshilltares së Kurtit me Vulinin: Tregojani Ramabajës

21 qershor 2023 | 18:44

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka publikuar një foto të këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinanit me politikanin serb, aktualisht drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e njohur si BIA, Aleksandar Vulin.

“Tregojini këto fotografi aparatçikit të partisë në pushtet, Ramabajës, i cili shpifte paskrupullt në debatin e mbrëmshëm televiziv për të krijuar konspiracione bashkë me mjete e insinuata tjera propagandistike kundër meje. Sa për sqarim: Në foto është këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani me Vulinin dhe pyesni atë, se kjo foto a e bënë Sinanin tani bashkëpunëtore të Vulinit, meqë paska vizituar së bashku me Vulinin një manifestim lokal në Preshevë. Historia na mëson se lajkatarët dhe servilët e pushtetit, herët a vonë do të përfundojnë të turpëruar si plagë të rënda të shoqërisë sonë!”, ka shkruar Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka lëshuar vendim…