![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/kurti-26.jpg)
Kurti konfirmon takimin me Vuçiqin nesër në Bruksel
21 qershor 2023
| 19:08
Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar për nesër në Bruksel takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ky takim është thirrur nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.