Gërvalla: Kosova s’mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë

21 qershor 2023 | 20:08

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë.

Sipas saj, qeveria Kurti në çdo rast do ta mbrojë shtetin ligjor dhe demokracinë, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

“Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë. Ne, si Perëndim në tërësi, nuk duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë”, ka thënë kryediplomatja në një intervistë për të përditshmen austriake, Der Standard.

Siç tha ajo, Bashkimi Evropian nuk e ka një qëndrim të qartë ndaj Serbisë.

“Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin ligjor dhe demokracinë. Vuçiqin nuk e ndalon dot as me para, as me qetësim, vetëm me një qëndrim kristal. BE-ja nuk e ka këtë sepse nuk është dakord”, ka shtuar Gërvalla./Reporteri.net.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Bratislav Gashiq tha…