Ekrem Hyseni zgjedhet kryetar i LDK-së në Podujevë

21 qershor 2023 | 20:14

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë.

Në Kuvendin zgjedhor të mbajtur sot, Hyseni ka marrë 90 vota.

Kjo zgjedhje në LDK nënkupton që ky subjekt politik është shkëputur nga Agim Veliu.

Ky i fundit siç mëson Express e ka lëshuar sallën.

Veliu për vite me rrallë ka qenë figura kyqe LDK-së në Podujevë, si dhe e ka drejtuar këtë komunë.

Por ai në vitin 2020 vendosi të bëhet ministër i Brendshëm në ekzekutivin e drejtuar nga Albin Kurti, koalicion me LDK-në.

Pasi Kurti e shkarkoi Veliun, LDK-ja e rrëzoi Qeverinë. Por Podujeva kishte shkuar në zgjedhje.

Në ato zgjedhje fitoi Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin, për të fituar më pas edhe zgjedhjet e rregullta lokale të vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka…