Emisari i BE-së, Lajçak takohet me senatorët Hollen dhe Murphy, pajtohen për nevojën e rikthimit të dialogut

21 qershor 2023 | 22:16

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me senatorët amerikan Chris Van Hollen dhe Chris Murphy, me të cilët kanë diskutuar për tensionet në veri të Kosovës

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me senatorët amerikanë, Chris Van Hollen dhe Chris Murphy në ShBA.

Lajçak tha se të tre ranë dakord se duhet shtensionim të situatës në veri të Kosovës dhe rikthim sa më parë në dialog.

“Patëm një takim të rëndësishëm në “Hill” me senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Murphy CT, të cilët ndjekin nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ne ndamë të njëjtin vlerësim të situatës dhe ramë dakord për nevojën e depërshkallëzimit dhe rikthimit në dialog dhe normalizim”, thuhet në njoftim.

Senatori amerikan, Chris Murphy, muaj më parë e kishte vizituar Kosvoën, ku ishte pritur nga krerët e shtetit. Ai kishte kërkuar nga liderët e vendit zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës në Bruksel, të cilin BE-ja e ka paralajmëruar për këtë javë.

Ai ka njoftuar se të enjten do të niset drejt Brukselit, ku do të mbahet takimi i thirrur nga përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka deklaruar se…