Në Spanjë e bëjnë punë të kryer, Mbappe prezantohet më 23 korrik

22 qershor 2023 | 16:16

Kjo merkato verore po jep frutat e para për të qenë një treg i nxehtë, me emra të mëdhenj që transferohen nga një klub në tjetrin.

Kylian Mbappe është një nga emrat më të nxehtë që është vendosur në qendër të thashethemeve të merkatos. Edhe pse disa ditë më parë francezi deklaroi se do të respektonte kontratën me PSG deri në fund, pra deri në përfundim të sezonit tjetër, nga Spanja ka raportime të tjera të cilat vendosin në pikëpyetje të ardhmen e lojtarit në fjalë.

Sipas raportimit nga televizioni i njohur spanjoll, “El Chiringuito TV”, Mbappe do të jetë lojtar i Real Madrid dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet rreth datës 23 korrik. Gjithashtu, i njëjti televizion bëri të ditur se PSG e vlerëson 200 milionë euro kartonin e francezit, ndërsa “Los Blancos” kanë ofruar deri më tani 120 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët…