Ish-gardianit serb, 30 ditë paraburgim. Ja për çfarë dyshohet

22 qershor 2023 | 17:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim serbit Dragisa Milenkoviç, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

I dyshuari, ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht nga data 24.05.1999 deri me 10.06.1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në bashkëkryerje edhe me zyrtar tjerë të burgjeve, kishin keqpërdorur autorizimet zyrtare.

Sipas gjykatës, pasi i kishin transferuar të burgosurit shqiptarë nga burgu i Dubravës për në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit”, në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar, duke torturuar në mënyrë çnjerëzore.

“Fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit dhe të dyshuarit kishin filluar që ti godasin me mjete të ndryshme si shkop gome, grushte, shqelma etj, dhe pas kësaj në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore, maltretuar, shkaktuar e lëndime të rënda trupore, dhunë psikike, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke i kanosur seriozisht për jetë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, njofton gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenelll,…