Lirohet nga burgu Rrahim Musliu, ishte arrestuar në Serbi

22 qershor 2023 | 23:39

Sot është liruar nga arresti Rrahim Musliu, shtetasi i Kosovës i cili ishte arrestuar në Serbi me 24 maj 2023 gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi duke u kthyer në Gjermani.

Kështu kanë bërë të ditur burimet mediatike.

Ai ishte arrestuar nga policia serbe pasi që në pjesën e pasme të veturës së tij kishte vendosur simbolin kombëtar të Kosovës, shqiponjën dykrenare.

Gjykata e Lartë e Beogradit, më 26 maj 2023 i kishte shqiptuar masën e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa, Prokuroria e Gjykatës së Lartë të Beogradit kishte ngritur akuzë për ‘nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare,’ të përcaktuar sipas Kodit Penal të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky është Muahmet Mavraj! Ismet Sylejmani Gazeta e studentëve të…