Të martën mbahet mbledhje komemorative për prof. dr. Mujë Shala

13 gusht 2018 | 22:34

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, do të organizojnë mbledhje komemorative,  pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala.

Mbledhja komemorative do të mbahet të martën, në orën 11:00, në amfiteatrin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, i ka shprehur ngushëllime  familjes Shala, stafit akademik  e  shëndetësorë dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rënia drastike ekonomike e Turqisë po përhap krizën edhe në…