Arabia Saudite nuk do të kandidojë për Botërorin 2030

23 qershor 2023 | 13:11

Arabia Saudite tërheq kandidaturën për organizimin e Kupës së Botës 2030. Është gazeta “Marca” që shkruan se vendimi është marrë në bazë të fuqisë së projektit të Spanjës, Portugalisë dhe Marokut.

Pasi kanë analizuar tablonë e situatës, sauditët kanë arritur në përfundimin se është e pamundur të mbizotërojnë kandidaturën rivale, e përforcuar nga puna diplomatike e federatave portugeze dhe spanjolle në vitet e fundit. Ministri i Jashtëm saudit ka kontaktuar në këto orë Greqinë dhe Egjiptin për të komunikuar braktisjen e projektit.

Ndërkohë nuk është bërë e ditur akoma nëse Arabia Saudite do të konkurrojë për Botërorin 2034.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha pritet të largohet…