Donjeta Sadiku e nis me këmbë të mbarë

23 qershor 2023 | 14:01

Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë garimin në Lojërat Evropiane “Krakoë 2023”.

Boksierja e Kosovës shënoi fitore ndaj Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve. Sadiku dominoi në të tria raundet për çka u vlerësua edhe nga gjyqtarët.

Donjeta u kualifikua në 1/16 e finales, për çka i duhen edhe dy fitore për të siguruar medaljen dhe normën olimpike “Paris 2024”. Sot garon edhe Shpejtim Bajoku në kategorinë 63.5 kg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…