Kryeministri Kurti, arrestimin e tre policëve të Kosovës e krahason me rastin e vëllezërve Bytyqi

23 qershor 2023 | 21:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në Twitter ka shkruar lidhur me arrestimin e tre policëve kosovarë dhe rastin e ka ndërlidhur me vrasjen dhe zhdukjen e tre vëllezërve Bytyçi.

Shqiptaro-amerikanët Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ata pas luftës u arrestuan dhe më pas u vranë nga policia serbe.

Kurti ka thënë se ky krim ka mbetur i pandëshkuar dhe arrestimet arbitrare po vazhdojnë edhe sot.

“24 vjet më parë, tre vëllezërit Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi – shoëruan një familje rome deri në kufirin me Serbinë kur u arrestuan, më pas u vranë nga policia serbe, trupat e tyre u hodhën në një varr masiv. Krimi mbetet i pandëshkuar edhe sot e kësaj dite dhe arrestimet arbitrare vazhdojnë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Kukësit ka zhvilluar mbledhjen…