Çfarë po ndodhë në Rusi/ Wagner futet në provincën ruse Lipetsk

24 qershor 2023 | 17:02

The Guardian raporton se  mercenarët e Wagner kanë arritur të hyjnë në provincën Lipetsk. Kështu ka thënë kryetari i kësaj province, raporton Associated Press.

Autoritetet ruse në këtë zonë u kishin kërkuar më herët banorëve që të qëndrojnë nëpër shtëpi pasi që grupi Wagner ka kërcënuar për rrëzimin e udhëheqjes ushtarake të Rusisë.

Siç raporton The Guardian, Wagner ka marrë kontrollin e qytetit të Rostovit pas një aksioni gjatë natës.

Reuters ka raportuar edhe për kamionë që transportonte ushtarë duke kaluar nëpër qytetin Voronezh, dhe për një helikopter që ka qëlluar mbi ta. Megjithatë  Wagner ka thënë se s’ka hasur në ndonjë rezistencë të konsiderueshme derisa kanë lëvizur nëpër autostradë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet në mbarë botën po reagojnë ndaj krizës që po…