Prigozhin konfirmon se paratë e gjetura i përkasin Wagnerit

24 qershor 2023 | 17:13

Udhëheqësi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin ka konfirmuar raportet e mëparshme të mediave se një sasi e madhe e parave u gjet gjatë bastisjeve në një nga zyrat e tij nga shërbimi i sigurisë i Rusisë.

Dhe paratë e gjetura në ato bastisje me të vërtetë i përkasin Grupit Wagner, thotë ai, shkruan BBC.

Në një mesazh audio në kanalin e tij në Telegram, ai i referohet një furgoni dhe dy autobusëve të ngarkuar me para.

Ai thotë se këto janë fondet për të mbuluar pagesat e kompensimit për luftëtarët e vrarë Wagner dhe shpenzime të tjera.

“Wagner ka funksionuar për 10 vitet e fundit duke përdorur vetëm para të gatshme – siç është rënë dakord në kontratën tonë. Unë e pranoj plotësisht”, thotë Prigozhin.

Ai nuk dha detaje rreth shumës së saktë – por më herët mediat ruse thanë se 4 miliardë rubla (48 milion dollarë) ishin zbuluar gjatë një bastisjeje nga FSB në zyrën e Prigozhin në qytetin e Shën Petersburgut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se ka…