Situata në Rusi, Blinken bisedon me ministrat e G7-s

24 qershor 2023 | 19:19

Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve amerikanë dhe evropianë.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha përmes një njoftimi në “Twitter” se kishte biseduar me ministrat e jashtëm të G7-s dhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian mbi situatën në Rusi.

“Shtetet e Bashkuara do të koordinohen ngushtë me aleatët dhe partnerët në ndjekje të situatës”, ka shkruar Blinken.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mathew Miller ka bërë me dije përmes një deklarate se gjatë bisedës me ministrat e G7-s, Blinken kishte përsëritur se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën nuk do të ndryshojë.

Përmes një deklarate, Kremlini njoftoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Presidenti Erdogan mbështeti veprimet e qeverisë së Rusisë ndaj rebelimit të grupit mercenar të armatosur Wagner”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Presidenca turke tha përmes një njoftimi se  Erdogan e kishte nxitur homologun Putin të vepronte me maturi dhe se Turqia ishte e gatshme të jepte kontributin e saj për të zgjidhur në mënyrë paqësore situatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se situata në kryeqytetin…