Osmani: Humbja e dy qytetarëve si pasojë e vërshimeve në Pejë e ka tronditur gjithë Kosovën

25 qershor 2023 | 12:43

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve nga vërshimet në Pejë.

“Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike”, ka theksuar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Sadiku është larguar nga futbolli evropian sërish, ku karrierën…