Nënë e bir që vdiqën gjatë vërshimeve në Pejë varrosen nesër
25 qershor 2023
| 13:09
Një grua bashkë me fëmijën e saj pesëvjeçar kanë vdekur mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha në lagjen “Asllan Qeshme” të Pejës.
Familja Ademaj ka njoftuar se varrimi do të bëhet nesër (e hënë) në orën 15:00.
“Tragjikisht ndërruan jetë më 24.06.2023 në moshën 26/5 vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerëve bëhet më 26.06.2023, në varrezat e qytetit. Funerali niset nga gasalhanja, në orën 15:00”, është thënë në njoftim.