![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/krasniqi-5.jpg)
Krasniqi: Qeveria t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet për ta ndihmuar Pejën
25 qershor 2023
| 13:17
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ngushëlluar familjen, por edhe të gjithë qytetin e Pejës për vdekjen e nënë e bir nga ky qytet, si pasojë e vërshimeve.
Krasniqi ka theksuar në këtë moment është e rëndësishme që të gjithë të japin mbështetjen e parezervë për tejkalimin e kësaj situate.
“Ftoj edhe Qeverinë e Kosovës që të jetë aktive dhe të shfrytëzoj të gjitha kapacietet e saj logjistike e materiale, në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të Pejës në përballimin e kësaj fatkeqësie!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.