![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/Ambassador_Tomas_Szunyog.jpg)
Szunyogu: Thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë
25 qershor 2023
| 14:54
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka ngushëlluar familjen nga Peja, e cila ka humbur dy anëtarë të saj në vërshimet e mbrëmshme.
Ai përmes një postimi në “Twitter” u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe rindërtim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reaguesit e parë, policinë dhe FSK-në”, ka shkruar Szunyog.