Pesë të vdekur, pasi një sulm me raketë goditi një ndërtesë shumëkatëshe në Kiev

25 qershor 2023 | 15:08

Një sulm fatal me raketë ka goditur një ndërtesë shumëkatëshe në Kiev dje, ndërsa vëmendja e botës ishte e përqendruar te Rusia.

Trupat e dy personave të tjerë janë gjetur nën rrënojat në pronën 16-katëshe mëngjesin e sotëm, duke e çuar numrin e të vdekurve në pesë, ka thënë kryebashkiaku i Kievit, shkruan “Skynews”.

11 persona të tjerë janë plagosur kur mbrojtja ajrore e kryeqytetit ka rrezuar raketën.

Zjarret kanë shpërthyer në shumë kate, sipas Kyiv “Independent”, duke cituar burime të autoriteteve lokale.

Në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk, tetë persona u plagosën – dy prej tyre fëmijë – dhe disa ndërtesa janë shkatërruar, sipas guvernatorit të tij Serhiy Lysak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikhail Kasyanov ishte kryeministër i Rusisë nën Vladimir Putinin nga…