Mes lotësh, axha i 5-vjeçarit në Pejë tregon se si arritën t’i nxjerrin trupat e pajetë

25 qershor 2023 | 15:23

Familjari i personave që humbën jetën në Pejë si pasojë e vërshimeve, Albert Ademaj, ka treguar rastin me detaje si arritën t’i nxjerrin trupat e pajetë.

Axha i 5-vjeçarit, i cili ka vdekur si pasojë e vërshimeve, ka thënë se nuk ka hasën në ndihmën e institucioneve.

“Jemi të gjithë të shqetësuar, është tmerr, me vdek një nuse 26-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar, është katastrofë”, ka rrëfyer mes lotësh Ademaj për “KosovaPress”.

Ademaj është shprehur se për t’i ndihmuar kishte shkruar ekipi policor, porse, sipas tij, të njëjtit nuk ofruan ndihmë të mirëfilltë dhe as sjellje të duhur ndaj tyre.

Madje, sipas tij, në vendin e njëjtë që policia ka deklaruar se ka gjurmuar dhe nuk kishte hasur në gjetje, ai ka thënë se pikërisht aty, arritën ta nxjerrin trupin e familjares.

“Jemi munduar t’i shpëtojmë, gruajen dhe djalin e vëllaut i ka tërhek një vrimë që e ka thyer murin. Jemi dalë t’i kërkojmë dhe pas një kohe e kemi gjet djalin e vëllaut në një shtepi më poshtë. Jemi munduar t’i japim ndihmën e parë, kemi thirr ambulantën, policinë. Derisa e kemi pas djalin e vogël, askush nuk është ardhë hiç, as ambulanca e Policia, e kemi marrë vet dhe e kemi çu në spital, e aty nuk ka pas shenja për jetë, ka qenë i ngulfatur. Jemi kthy në shtëpi dhe kam pyet nëse kanë hallakat për nënën e djalit, më thanë po kemi shiku dhe kishin qenë dy policë. Njëri prej tyre tha kemi hallakat në podrum ku unë dyshojsha dhe nuk u binda pa hy vet. Hyra e kontrollova, hetova diçka, por nuk isha në dijeni nëse sigurt është ajo derisa e kam prek dhe e kam dallu që është trup i njeriut, gruaja vëllaut”, ka thënë Ademaj.

Ai ka akuzuar institucionet që nuk u kanë dalë në ndihmë.

Derisa ka treguar rastin, Ademaj ka thënë se edhe trupin e pajetë e kanë dërguar vetë në ambulantë.

“Veç policia kanë qenë, më vonë është ardhë prokurorja e rastit edhe një shpëtimtar ka qenë. Një polic nuk është sjellë aspak mirë me do gjeste tmerr…Unë duke e nxjerrë gjenzën, ai thoshte mos e prek, leje aty. As nuk më ka ndihmuar, si qytetar të më ofrojë përkrahje më të mirë, por me atë sjelljen e ‘rrugaqit’. Me pas e kemi thirr ambulanten dhe më pas e kemi bajt me dorë, sepse rruga ka qenë e pakalueshme. Kemi shku poshtë dhe aty kemi menduar që është ardhë ambulanta, një kish qenë, por për një polic që është rrëzuar dhe ka thy krahun. I pyeta ku është ambulanta të çojmë për në spital, ndërsa përgjigjja e tyre ishte që nuk kanë qenë të informuar për këtë rast dhe nuk mundemi me marrë, sepse jemi ardhë për lëndim të krahut të një polici”, ka thënë Ademaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka…