Bagnaia i pamëshirshëm në Holandë

25 qershor 2023 | 21:01

Francesco Bagnaia triumfon në Çmimin e madh të Holandës në MotoGP, duke rritur kështu epërsinë e tij në kampionat ndaj ndjekësve.

Në këto kushte, piloti italian i Ducatit, Bagnaia ka 35 pikë epërsi ndaj Jorge Martin në pushimin veror, me rinisjen e garave që është programuar për në fillim të gushtit në Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone.

“Është fantastike! Nuk ishte e lehtë, ata po shtynin shumë prapa”, ka thënë Bagnaia. Në vendin e dytë u pozicionua piloti italian i Ducatit, Marco Bezzeçhi. Top-3 u përmbyll nga Aleix Espargaro me Aprilia. Pozita e katërt i takon Binder, sakaq i pesti u pa Martin. MOTO GP sa vjen e bëhet më interesante, më të apasionuarit që mezi presin garat e radhës.

4t

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rebelimi në Rusi u ndërpre, pa plasur lufta civile. Por…