Berisha, afër marrëveshjes me Prishtinën

25 qershor 2023 | 21:21

Sigal Prishtina është afër kompletimit të skuadrës me basketbollistë vendorë.

Kryeqytetasit janë afër gjetjes së gjuhës së përbashkët edhe me kapitenin, Dardan Berisha, sipas burimeve të AsistiOnline.com. Berisha u rikthye në vitin e kaluar te Prishtina, duke e fituar Superkupën e Kosovës, teksa luajti edhe në finale të Kupës dhe në gjysmëfinale të “play-off”-it. Basketbollisti nga Peja ishte i lidhur gjatë ditëve të fundit me një kalim te Peja, që duket se të gjitha mbetën vetëm në kuadrin bisedave dhe Berisha pritet të jetë sërish pjesë e klubit të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë vrarë në fshatin Madanaj të Gjakovës. Kështu…