Këta janë dy vëllezërit që u vranë sonte në Gjakovë

25 qershor 2023 | 21:23

Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy persona dyshohet se mbetën të vdekur, në rrethana akoma të dyshimta dhe për motive ende të panjohura.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se rasti tragjik ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për dy vëllezër.

Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e vendit të ngjarjes.

Sipas informatave të para mësohet se dy vëllezërit që u vranë sonte janë Haxhi dhe Blerim Islamaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina është afër kompletimit të skuadrës me basketbollistë vendorë.…