Arrestohet në Zllakuqan të Klinës i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

25 qershor 2023 | 23:47

Në orët e vona të natës së sontme policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Madanaj të Gjakovës.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Graishta tha se arrestimi i tij ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të Klinës.

“Ai nuk është intervistuar ende për shkak se është i lënduar”, tha Graishta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën tre persona janë vrarë dhe pesë të tjerë…