![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/zidane-1.jpg)
Zidane lavdëron Mbappen
26 qershor 2023
| 10:15
Zinedine Zidane ka komentuar në lidhje me yllin e Francës, Kylian Mbappe.
Legjenda e Francës, Zinedine Zidane, në një intervistë për “Telefoot” ka thënë se është e pabesueshme ajo që po bën Kylian Mbappe në karrierën e tij.
“Ajo që bën është e pabesueshme. Shpresoj që ai ta fitojë ‘Topin e Artë’ shumë herë. Ajo që bën është fantastike, si për kombëtaren ashtu edhe për ekipin e tij. Ne e shikojmë atë dhe e admirojmë”, ka thënë Zizou. Kujtojmë që së fundmi Mbappe sërish lidhet me një transferim në Real Madrid.