Shillova dhe Hajdari largohen nga Malisheva

26 qershor 2023 | 12:00

Dy futbollistët e njohur, Alban Shillova dhe Fiton Hajdari janë larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Malishevës.

“Nga sot nuk jam pjesë e klubit FC Malisheva. Falënderoj kryesinë e klubit, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët e klubit. Suksese tutje!”, ka thënë Shillova në njoftimin për largimin nga klubi i Superligës.

Ndërsa ndarjen me Hajdari e ka konfirmuar vetë skuadra e Malishevës: “FC Malisheva dhe sulmuesi Fiton Hajdari e kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarit i ka përfunduar kontrata. Fitoni pati një sezon të suksesshëm me skuadrën tonë e sidomos në stinorin pranveror ku kontributi i tij ishte i paçmueshëm. E falënderojmë Fitonin për kontributin e dhënë për ekipin dhe i dëshirojmë suksese të shumta në karrierë dhe jetë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë me dije se…