Kroacia e shqetësuar për zhvillimet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë

26 qershor 2023 | 12:17

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, pak para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg, ka thënë se është i shqetësuar me zhvillimet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Radman ka thënë se Kroacia do që palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

“Ne jemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit me Kosovën dhe Serbinë. Ne duam që të dyja palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave”, ka thënë Radman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar guvernatoren e Iowas,…