Guvernatorja e Iowas: Marrëveshja e nënshkruar me Osmanin i bashkon edhe më shumë dy vendet

26 qershor 2023 | 12:21

Guvernatorja e Iowas, Kim Reynolds, ka falënderuar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për mikpritjen.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ajo e ka ftuar të parën e shtetit për vizitë në Iowa.

Më tutje, ajo ka thënë se marrëveshja e nënshkruar me Osmanin i bën bashkë edhe më shumë dy vendet.

“Në vitin 2021 mora pjesë në një dërgim të anëtarëve të gardës së Iowas në Kuvajt dhe ajo gardë kishte pesë kosovarë. Çfarë dëshmie e jashtëzakonshme për trajektoren për shtetit tuaj”.

“Ripërtërija për shtet simotër na bashkon edhe më tej, është frytdhënës dhe besoj se ditët më të mira do të vijnë këtu. Ky nuk do të jetë i fundit dhe mirëpres në shtetin tonë që t’ua kthejë ngrohtësinë që e ndjeva në shtetin tuaj”, ka thënë ajo. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së…