Hoti falënderon miqtë ndërkombëtarë për lirimin e tre policëve

26 qershor 2023 | 12:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, e ka quajtur lajm të mirë lirimin e tre policëve të rrëmbyer.

Me këtë rast, Hoti ka falënderuar ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre.

“Lirimi i tre policëve të Policisë së Kosovës është lajm i mirë. Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë. Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatorja e shtetit të Iowas, Kim Reynolds është pritur në…