Modriqi vazhdon kontratën me Realin

26 qershor 2023 | 12:38

Mesfushori veteran, Luka Modriq ka vazhduar kontratën me Real Madridin.

Reprezentuesi kroat me kontratën e re do të jetë pjesë e “mbretërve” deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur klubi mbretëror përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

“Real Madrid CF dhe Luka Modriq kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2024”, thuhet në komunikatë.

Modriqi iu bashkua Real Madridit në vitin 2012 kur u transferua nga Tottenham Hotspur.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Kosovare e Sigurimeve ka nisur fushatën Anti-Mashtrim, që synon…