Osmani mirëpret lirimit të policëve të rrëmbyer, kërkon nga palët ta pranojnë propozimin e OSBE-së

26 qershor 2023 | 13:19

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmai, ka përshëndetur lirimin e tre policëve të rrëmbyer para dy jave nga Serbia në territor të Kosovës, si dhe u ka kërkuar palëve që të zbatojnë propozimin e kësaj organizate për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

“Si kryesues i OSBE-së e mirëpres vendimin e gjykatës serbe për të liruar tre policët kosovarë dhe u bëj thirrje palëve që të zbatojnë udhërrëfyesin për deeskalim dhe normalizim. OSBE është këtu për të mbështetur këtë proces”, ka shkruar Bujar Osmani në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mc Kresha është prezantuar nga skuadra e Ligës së Parë,…