Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, prokuroria del me njoftim për publikun

26 qershor 2023 | 15:18

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka lëshuar një komunikatë me anë të së cilës ka njoftuar për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku të vdekur kanë mbetur dy vëllezërit, H.I dhe B.I.

Prokuroria ka njoftuar se i dyshuari Gj.Gj, dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, si dhe “mbajtje, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas njoftimit, prokuroria në afatin e paraparë ligjor do të kërkojë nga gjykata shqiptimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Gjakovë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin se dje ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Madanaj, Komuna e Gjakovës.

Me datë 25.06.2023, rreth orës 20.20/h, në fshatin Madanaj, Komuna e Gjakovës, i dyshuari Gj.Gj pas një mosmarrëveshje që ndërlidhet me prone, me përdorimin e armës së zjarrit duke shtënë ka privuar nga jeta tani të ndjerët H.I dhe B.I, ashtu që pas marrjes së njoftimit nga policia e Kosovës, menjëherë në vendin e ngjarjes ka dal Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, prokurori kujdestar, gjyqtari i procedurës paraprake si dhe të gjitha njësit relevante. Po ashtu është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe me urdhëresë të prokurorit viktimat janë dërguar për autopsi, si dhe janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e provave material dhe personale nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Prokuroria Themelore Gjakovë, brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit të lartcekur, për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardhja  e verës shoqërohet jo vetëm me rritjen e temperaturave…