Donjeta Sadiku kualifikohet në çerekfinale

26 qershor 2023 | 15:19

Bokserja Donjeta Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në garat e boksit në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Boksierja e Kosovës ishte bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni, kategoria -60 kg. Sadiku u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike.

Meçin e saj nga afër e ndoqi edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka lëshuar një komunikatë me anë…