Kurti takohet me deputeten britanike: Biseduam për sulmet e sponsorizura nga Serbia

26 qershor 2023 | 15:32

Gjatë vizitës në Britaninë e Madhe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila është mbështetëse e madhe e kursit politik të Kurtit.

Kryeministri ka bërë me dije se me deputeten britanike ka biseduar edhe për sulmet e sponsorizuara nga Serbia kundër Kosovës.

“Një bisedë e mirë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar me Alicia Kearns sot. E falënderova për zërin e saj të fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe demokracisë anekënd Evropës. Gjithashtu diskutuam për sulmet e sponzouara nga Serbia ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, dhe rrugën përpara përmes Sundimit të Ligjit”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri i Kosovës, Bashkim Bajoku ka garuar sot në 1/16…