Një polic vdes në aksident trafiku në Kamenicë, një tjetër lëndohet rëndë (foto)

26 qershor 2023 | 16:18

Një polic ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Roganë të Kamenicës, derisa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20 në mes të një mjeti motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile në vendin e quajtur ‘Te Tyrbja’”, ka thënë Hashani, duke bërë me dije se polici i lënduar rëndë është duke u trajtuar në Qendrën rajonale Emergjente në Gjilan.

Fotot nga vendi i aksidentit i ka dërguar një lexues i gazetës “Epoka e re”.

No description available.No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edi Dvorani ka përfunduar garimin në garat e shigjetarisë në…