Nis evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Pejë

26 qershor 2023 | 16:50

Komuna e Pejës ka nisur evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e 24 qershorit, ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Nga vërshimet në Pejë kanë humbur jetën një fëmijë 5 vjeç dhe nëna e tij.

Reshjet e dendura të shiut po ashtu kanë shkaktuar dëme materiale në këtë komunë.

Dëme janë shkaktuar në ekonomitë familjare, biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike.

“Janë disa biznese, ekonomi familjare (që kanë pësuar dëme), një dyqan ushqimor është shkatërruar krejtësisht. Deri më tani janë evidentuar 26 vetura të dëmtuara të cilat i kemi hequr nga kanalet e ujërave të hapura. Numri mund të rritet”, ka thënë Muhaxheri për “REL”-in.

Sipas kryetarit të Pejës, komuna nuk ka kapacitete për kompensimin e dëmeve dhe zakonisht kompensimi bëhet nga niveli qendror.

Disa qytete të Kosovës janë përballur me vërshime edhe në janar të këtij vitit. Përmbytje nga vërshimet kishte në komunën e Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Klinës dhe Istogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Victor Osimhen mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve,…