Zbulohet pajisja që ‘kapi mat’ Safet Gjicin, Alma K. përdori një gotë kafeje 400$ për ta filmuar

26 qershor 2023 | 20:05

Një mjet që nuk bie në sy dhe ku as mund të dyshohet se përdoret për të tilla akte.

Ngjan thjesht si një gotë për të mbajtur kafenë, por në realitet është një pajisje 400 dollarëshe, e cila të lejon të filmosh përmes një vrime të vogël dhe pikërisht ajo, e çoi Safet Gjicin në dorëheqje prej kreut të Bashkisë Kukës, si edhe në akuzë për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Një video skandal i publikuar i Gjicit, nisi një zinxhir hapash, prej shkarkimit e deri tek arrestimi i tij dhe përgjegjëse për këtë është shtetasja e identifikuar si Alma K., një 40-vjeçare, me të cilën Gjici u filmua duke kryer raporte intime në zyrën e tij.

Mirëpo, vetë ajo e ka filmuar veprën dhe për këtë ka përdorur pikërisht kamerën në formën e gotës së kafesë.

Kjo kamerë mund të blihet fare thjeshtë në internet dhe kushton 400 dollarë.

Ajo është në dukje një gotë e rregullt plastike për kafet, ku kapaku është edhe aparatura që mban kamerën dhe kartën e memories ku ruhet filmimi.

Gjici në fakt ka qenë i kujdesshëm në veprimet e tija dhe nuk ka lejuar në zyrë çanta, apo sende të tjera që mund të ketë menduar se mundet ta përgjojnë.

Por, gota e kafesë, i ka dalë nga parashikimet dhe e ka çuar edhe në burg, ku pritet të shihet nëse përtej aktit seksual, ai ka konsumuar apo jo edhe veprën penale të korrupsionit. / Albanianpost.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ferat Shala Gara për zgjedhjen e guvernatorit të BQK-së…