Lirimi i policëve, Pacolli ua atribuon meritat Edi Ramës dhe Grenellit

26 qershor 2023 | 20:52

Kryetari i Aleacës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish i dërguari i ShBA-së për Ballkanin, Richard Grenell , kanë merita në lirimin e tre policëve të rrëmbyer.

Këtë deklaratë ai e bëri përmes një postimi në Twitter.

“Një e vërtetë e pathënë në lirimin e policëve është roli i Ramës në koordnimim të plotë me Grenell, njeri i afërt me Presidentin Trump. Kjo ka qenë edhe arsyeja e vizitës së tij në rajon”, ka deklaruar Pacolli.

“Kjo meriton falënderim të madh për secilin që ka kontribuuar për këtë rast”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak minutash ka pasur gjuajtje me armë zjarri në…