Të shtënat me armë në Tropojë/ 49-vjeçari qëllon me pistoletë të riun dhe një kalimtar rasti!

26 qershor 2023 | 21:49

Detaje të reja nga të shtënat në Tropojë, ku një konflikt për motive të dobëta degradoi në përplasje me armë zjarri.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit njofton se “rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B., 28-vjeç.”

Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit. 32-vjeçari me inicialet G. B., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, është bërë rrethimi i zonës, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me datë 24 Maj 2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë –…