Clarissa Castek emërohet zëvendësambasadore në Ambasadën Austriake në Kosovë

26 qershor 2023 | 22:57

Clarissa Castek është emëruar zëvendësambasadore e Ambasadës Austriake në Kosovë.

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në “Twiter”, Castek ka thënë se ndjehet e lumtur që do të jetë në mision diplomatik në Kosovë.

Ajo shtoi se Austria shpreh gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën drejt integrimit në BE.

“Në këto momente vendimtare për të ardhmen e Kosovës, Austria është e gatshme të mbështesë vendin në rrugën e saj të integrimit në BE. Duke pritur me padurim për sfidat që na presin përpara”, shkroi Castek.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka…