![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/busi-1.jpg)
Autobusi përplas për vdekje të moshuarin që lëvizte me biçikletë në Rrugën e Kombit
27 qershor 2023
| 12:00
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut ku një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Rubik-Fang”, raporton RaportTV.
Autobusi me drejtues shtetasin E. R., 60 vjeç, banues në Kosovë, me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte shtetasi N. P., 72 vjeç, banues në fshatin Fang, Rubik informoi sot policia e Lezhës.
Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.