Sulmi në Mitrovicë, Kurti: Serbia ta ndalë nxitjen e dhunës para se të humbin jetët

27 qershor 2023 | 12:13

Kryeministri Kurti ka reaguar pas sulmit të mbrëmëshëm ndaj ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut. Ai i ka bërë thirrje Serbisë që t’i ndërpresë nxitjet e dhunës “para se të ketë jetë të humbura”.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me dy granata dore, duke shkaktuar dëme te veturat afër. Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërprerë nxitjet e dhunës para se të ketë jetë të humbura”, ka shkruar Kurti.

Për këtë sulm ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Atiq e cilësoi këtë sulm terrorist, teksa shtoi se institucionet do të “funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla”.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast.

“Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist.

“Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Atiq në një postim në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imami Ervin Qylafaku është ndodhet në Mekë për peligrinazhin e…