Krasniqi dënon fuqishëm sulmin në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut

27 qershor 2023 | 14:14

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se sulmi me granatë dorë në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, është me qëllim të frikësimit të banorëve.

Ai ka dënuar këtë sulm dhe ka bërë me dije se kryetari Erden Atiq do ta vazhdojë punën e tij pavarësisht “kërcënimeve dhe sulmeve”.

“Sulmi i mbrëmshëm në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore, me granatë dore është sulm në institucionet e vetqeverisjes lokale, me qëllim të friksimit të banorëve të cilët çdo ditë e më shumë po gjejnë mbështetje për kërkesat e tyre nga autoritetet lokale. Dënojmë fuqishëm sulmin mbi institucionet, pronën publike dhe tentativat e vazhdushme të grupeve kriminale për destabilizim të situatës. Kryetari Erden Atiq dhe ekipi i tij është në shërbim të qytetarëve pas asnjë përjashtim dhe do të vazhdoj punën e tij pavarësisht kërcënimeve dhe sulmeve nga bandat kriminale”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, persona të dyshuar kanë sulmuar me mjet shpërthyes komunën në Mitrovicë të Veriut.

Sipas policisë, dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë granatë dore

Lëndime në njerëz nuk ka, teksa dëme materiale janë shkaktuar në dy vetura zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen duket se më në fund kanë gjetur zëvendësuesin…