Komandanti i Gardës së Iowa-s viziton FSK-në

27 qershor 2023 | 15:25

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur të martën në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen Osborn.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për  bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë UF “Defender Europe 23”, dhe thellimin e bashkëpunimit mes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, ku edhe janë pajtuar që të fillohet me planifikim për planin dinamik GK Iowa-FSK 2024-2025.

“Gjeneral Jashari priti në takim gjeneralin Osborn ku e falënderoi për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që nga marrja e detyrës si komandant i Gardës Kombëtare të Ioëa-s. Tutje, gjatë takimit gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë UF ‘Defender Europe 23’, bashkëpunimin në fusha tjera dhe thellimin e bashkëpunimit mes GK Iowa dhe FSK, ku edhe u pajtuan që të fillohet me planifikim për Planin Dinamik GK Iowa-FSK 2024-2025. Kësaj radhe gjatë qëndrimit të tij në FSK, gjenerali Osborn ka vizituar Regjimentin e Parë të Komandës së Forcës Tokësore (R1 KFT) nën shoqërimin e Shefit të Stafit të SHPFSK dhe Komandantit të Forcës Tokësore. Gjatë vizitës në R1K, gjeneral Osborn, u njoftua më në detaje me misionin, detyrat, pajisjet e R1K dhe u diskutua më gjerësisht rreth angazhimeve të regjimentit e me fokus gjatë ushtrimit fushor ‘Defender Europe 23’”, ka njoftuar  FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Ardhmërinëe Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar…