Limani: Ka shumë arsye që iu bashkova Shkëndijës, i lumtur që ribashkohem me Nuhiun

27 qershor 2023 | 15:27

Pasi fitoi gjithçka në Kosovë, Ardian Limani përfundimisht vendosi të largohet jashtë kufijve. Mbrojtësi ka nënshkruar me skuadrën e Shkëndijës nga Tetova.

Limani tregon se cilat ishin motivet që e shtynë atë të largohet nga Drita dhe t’i bashkohet Shkëndijës.

“Ka disa arsye që më kanë shtyrë t’i bashkohem Shkëndijës, ndër to është organizimi fantastik, kualiteti në skuadër, korrektësia e klubit dhe tifozët e mrekullueshëm”.

Kjo është edhe eksperienca e parë e tij jashtë Superligës së Kosovës, ndërsa thotë se ambientimin nuk e ka patur të vështirë, për shkak se sipas tij bashkëlojtarët e kanë ndihmuar.

“Në 2-3 ditët e para ishte e vështirë sepse ishte çdo gjë e re për mua, por tani jam i befasuar nga ambientimi i shpejtë. Kjo për shkak të futbollistëve që janë shumë shpejt me çdo shok që ka ardhur në skuadër tani”

Skuadra po zhvillon përgatitjet në Slloveni dhe ishkapiteni i Dritës thotë se gjithçka po shkon mirë. Ndër të tjera, shprehet shumë i lumtur sepse tek Shkëndija ka takuar ishtrajnerin e tij, Ardian Nuhiu me të cilin bashkëpunoi për një kohë në kampin e bardhekaltërve.

“Përgatitjet po ecin shumë mirë, aktualisht po i zhvillojmë në Sloveni në kushte të mira dhe gjithçka është në rregull. Jam shumë i lumtur që ribashkohem me trajnerin Nuhiu. Te dy e kemi më të lehtë sepse unë e di çfarë kërkon ai dhe poashtu ai më njeh mua shumë mirë pasi kemi punuar 4 vitë e gjysmë së bashku”.

Qendërmbrojtësi tregon se ata po fokusohen tek kundërshtari i tyre në Konferencë Ligë, mirëpo potencon se synimet e skuadrës janë të mëdha.

“Jemi duke menduar për kundërshtarin e Conferencë Ligës, por qëllimet e përgjithshme të klubit natyrisht që janë trofetë si dhe me pak fat të kalojmë në grupe të këtij kompeticioni”.

Limani është shpallur 3 herë kampion i Superligës së Kosovës, njëherë me Feronikelin, ndërsa dy të tjera me Dritën, skuadër për të cilën numëron mbi 300 paraqitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Bashkim…