Hamza uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

27 qershor 2023 | 15:47

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë, duke iu dëshiruar shëndet, solidaritet dhe gëzime në familje.

“Në emër të institucionit të Komunës së Mitrovicës dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve mysliman ju uroj festën e Kurban Bajramit. Uroj që në këtë ditë feste, në këtë ditë të sakrificës të forcohen lidhjet familjare dhe të festojmë së bashku në begati dhe harmoni. Po ashtu, uroj që fryma e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave që na bashkojnë të vazhdojë të thellohet gjithmonë në mesin tonë”, thuhet në urimin e Hamzës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar të…